Tre drejtorë të institucioneve shtetërorë kanë kthyer 24 mijë euro që i kishin marrrë në bazë të llogarive të gabuara, deklaroi Klekovski

Tre drejtorë aktualë ose ish-drejtorë të institucioneve publike shëndetësore kanë kthyer nga 500 mijë denarë secili (rreth 8 mijë euro) ose gjithsej 1.5 milion denarë (rreth 24 mijë euro), të cilat i morën bazuar në llogaritjen e gabuar të pagave, tha sot Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH). Në një konferencë për shtyp mbi numrin e personave të siguruar shëndetësorë në vend, kur u pyet nga një gazetar nëse pret që të tjerët të kthejnë para, ai tha “të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë një sistem në të cilin respektojmë njëri-tjetrin”, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Nga njëra anë, do të paguhemi më mirë dhe kjo do të vlerësohet ligjërisht me një rritje prej 33 përqind të pagës për mjekët e kujdesit parësor ose në mënyrë kumulative dy rritjet e mëparshme në kujdesin shëndetësor publik ishin 17 përqind. Tani, nga marsi, ka një rritje tjetër. Po u dërgojmë një sinjal të qartë të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor se do ta vlerësojmë punën e tyre dhe pagat do të rriten, megjithatë, nga ana tjetër, presim marrëdhënie të drejta nga pala tjetër dhe që abuzimet me shtesat do të ndalen. Ne kemi këtë komunikim si me institucionet publike të kujdesit shëndetësor ashtu edhe me sindikatat”, deklaroi Klekovski.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha gjatë pyetjeve parlamentare në Parlament më 27 mars se ka disa punonjës të kujdesit shëndetësor që, përmes praktikave të dyshimta, rritën të ardhurat e tyre mujore, duke punuar 24 orë në ditë, pa pushim.