Voziste në drejtimin e kundërt në autoban Shkup-Veles, arrestohet shoferi 81-vjeçar

​M.A., 81 vjeç nga Kriva Pallanka, është ndaluar dje pasdite nga policia pasi po drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në autostradën Shkup – Veles.

​Në orën 17:30, M.A. po drejtonte automjetin e tij në autostradën Shkup – Veles, kur në pikën pagesore “Sopot” pranë Velesit, u ndalua nga zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor, pasi po lëvizte në kahun e kundërt në autostradë.

​Siç njoftuan pasditen e sotme nga SPB Veles, gjatë një kontrolli të trafikut në pikën pagesore “Sopot”, është ndaluar automjeti i tipit “Hyundai” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga 81-vjeçari M.A., ku u konstatua se ai po lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë.

​Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse, njoftuan nga SPB Veles.