Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se do të mbahet edhe një takim i fundit me grupet e interesuara lidhur me Ligjin për Arsimin e Lartë, pas së cilës ligji do të hyjë në procedurë qeveritare.
“Ligji është tashmë i mbyllur, por le t’i dëgjojmë të gjithë ata që kërkuan takim dhe pastaj do të shkojë në procedurë qeveritare, që do të thotë nevoja që legjislacioni ta kontrollojë edhe një herë ligjin, për të parë nëse është në përputhje me ligjet e tjera, nëse është shkruar siç duhet me gjuhë juridike etj. Pastaj në seancë qeveritare t’i dëgjojmë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe kur të përfundojë edhe kjo, shkon në procedurë parlamentare”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.



