Spanja, e para në botë për numrin e burrave tullacë

Spanja renditet në vendin e parë, për përqindjen më të lartë të burrave tullacë, e ndjekur nga afër nga Italia dhe Franca. Renditja bazohet në vlerësime globale të rënies së flokëve te meshkujt, duke marrë në konsideratë faktorë si gjenetika, mosha dhe të dhënat e popullsisë në vende të ndryshme. Edhe pse nuk është një shkencë ekzakte, trendi është i qartë: vendet evropiane dominojnë listën.