BDI ka reaguar ndaj pohimeve të VLEN-it, duke i akuzuar për, siç thonë, manipulim dhe shmangie të përgjegjësisë për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas tyre, ligji përkatës nuk përmban asnjë dispozitë për gjuhën, ndërsa baza juridike për përdorimin e shqipes ekziston përmes Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Nga BDI theksojnë se problemi nuk është ligjor, por mungesë vullneti për zbatim, duke akuzuar VLEN-in se në vend që të mbrojë studentët, po arsyeton institucionet.
Ata shtojnë se kjo çështje teston përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe./TV21





