Incident në Ngushticën e Hormuzit, dy anije tregtare goditen nga Marina iraniane

Dy anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit thuhet se u sulmuan nga Garda Revolucionare pasi Irani njoftoi një bllokadë të re.

Sakaq, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportojnë se kanë regjistruar një incident pranë ngushticës në verilindje të Omanit.

Në klipin e parë audio, dëgjohet kapiteni i një tankeri indian që u qëllua nga Marina iraniane duke thënë: “Na dhatë leje të lëvizim, pse po na sulmoni?”

Kapiteni i një anijeje cisternë tha se anijes së tij i ishin afruar anije luftarake të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat hapën zjarr, sipas organizatës së drejtuar nga Marina Mbretërore. Por cisterna dhe ekuipazhi i saj thuhet se janë të sigurt.

Në audion e dytë, kapiteni proteston dhe dërgon një sinjal rreziku, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë të vogla.

Më parë, gjatë rihapjes së shkurtër të ngushticës, disa anije kishin filluar të lëviznin nëpër korsinë e transportit detar në atë që u quajt “lëvizja e parë e madhe” e anijeve në ngushticë që nga fillimi i luftës.