Haqim Ramadani thotë se Bërvenicën e shitën mediat dhe gazetarët!

Ish-kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar mediat dhe disa gazetarë për, siç tha ai, “shitje” gjatë zgjedhjeve lokale informon Tetovasot.

Ramadani thekson se gjatë fushatës zgjedhore shumë portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë kërkonin pagesë për mbështetje ose intervista, ndërsa sot, sipas tij, dalin dhe flasin për “shitje” të komunës.

“Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për ‘shitje’ të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet”, shkruan Ramadani transmeton Tetovasot.

Ai shton se gjatë zgjedhjeve asnjë medium, sipas tij, nuk i dha përkrahje kandidaturës së tij dhe se e gjithë fushata është zhvilluar me mjete minimale.

“E gjithë fushata ime u zhvillua me mjete minimale – vetëm me një telefon dhe përmes rrjeteve sociale”, thekson ai.

Ramadani gjithashtu ka reaguar edhe ndaj kritikave për punësimin e tij, duke thënë se nuk mban asnjë post publik dhe se është absurde të bëhet debat për një vend pune.

“Nuk mbaj asnjë post publik dhe nuk ka asnjë bazë që të merret kush me mua në këtë formë”, shkruan ai.

Në fund, ai ka kritikuar ashpër disa portale, duke i quajtur “mercenarë të klikimeve”.

“Qëllimi juaj nuk është informimi, por përfitimi , rritja e ndjekësve dhe më pas kërkimi i ‘haracit’ në emër të tyre”, përfundon reagimi i Haqim Ramadani.TS

Reagimi i plote i Ramadanit: