Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Sipas Trump, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arritën marrëveshjen pasi folën me presidentin amerikan, përcjell Telegrafi.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 23:00 sipas kohës në Kosovë.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio tani do të punojnë me të dy vendet “për të arritur një PAQE të Qëndrueshme”, ka bërë të ditur Trump.
Trump më pas përsëriti frazën e tij të përdorur shpesh se ai ka zgjidhur nëntë luftëra dhe se “kjo do të jetë e 10-ta ime”.
Deklaratat e tij vijnë pas raportimeve se Donald Trump ka folur në telefon me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.
Një deklaratë e ndarë nga llogaria e Aoun në mediat sociale tha se ai “ripërtëri falënderimet e tij për përpjekjet që Trump po bën për të arritur një armëpushim në Liban dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm” gjatë telefonatës.




