Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten se ra dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të punuar në javët e ardhshme për të forcuar marrëdhënien e Bashkimit Evropian me aleancën ushtarake.
“Diskutuam për Samitin e ardhshëm të NATO-s dhe se si mund ta rrisim prodhimin industrial të mbrojtjes në Evropë”, tha von der Leyen në një postim në platformën e mediave sociale X, pasi u takua me Rutte në Bruksel.
“Ne duhet të investojmë më shumë, të prodhojmë më shumë dhe t’i bëjmë të dyja më shpejt. Me rritjen e kërcënimeve globale të sigurisë, ne ramë dakord të punojmë ngushtë së bashku në javët e ardhshme për të forcuar marrëdhëniet BE-NATO, dhe për të përgatitur një Samit të suksesshëm në Ankara”, shtoi ajo.
Rutte tha në një postim rreth diskutimit të tij me von der Leyen, se “një Evropë më e fortë, do të thotë një NATO më e fortë”.
© SYRI.net


