Vendet evropiane po hartojnë një plan për një mision ndërkombètar pasluftes që synon të riktheje lirine e lundrimit ne Ngushticen e Hormuzit, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, raporton Wall Street Journal.
Sipas raportimit, iniciativa po udhëhiqet nga Britania e Madhe dhe Franca dhe parashikon krijimin e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar që do të ndihmojë në sigurimin e kalimit të anijeve tregtare në ketë rrugë strategjike detare pas perfundimit të konfliktit aktual.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se bëhet fjalë për një mision mbrojtës ndërkombetar që nuk do të përfshijë “palët ndërluftuese”, duke përjashtuar kështu Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Iranin.
Diplomatë evropianë të cituar nga Wall Street Journal thanë se anijet evropiane nuk do të operojnë nën komandë amerikane.
Qellimi i planit eshte t’u jape kompanive te transportit detar siguri per té rifilluar perdorimin e ngushtices pasi te ndalen armiqësitë, ndërsa operacioni pritet të perfshijë mjete për pastrimin e minave detare, eskortë ushtarake dhe mbikëqyrje të vazhdueshme në zonë.
Raporti thekson se edhe Gjermania mund t’i bashkohet misionit, çka do ta bënte operacionin më të gjerë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Berlini pritet të shprehë qündrimin e tij në ditët në vijim.
Sipas Wall Street Journal, diskutimet nxjerrin në pah edhe tensionet në rritje mes Evropes dhe Shteteve te Bashkuara, në një kohë kur administrata amerikane ka kërkuar prej javësh që aleatet evropianë të dërgojnë anije luftarake në Gjirin Persik për të ndihmuar në rihapjen me forcë të ngushticës.
Rajon-Botë Evropa harton plan për Hormuzin pa SHBA



