ShBA dhe Irani mund të rikthehen në tavolinën e negociatave

Ekipet negociuese nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të rikthehen këtë javë në Islamabad për të vazhduar bisedimet për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Sipas BBC, ky zhvillim vjen pas raundit të fundit të bisedimeve, i cili u konsiderua si një nga më të rëndësishmit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, por që përfundoi pa arritur një marrëveshje konkrete, transmeton Klankosova.tv.

Takimet e zhvilluara në kryeqytetin e Pakistanit u përqendruan në disa çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor të Iranit, sanksionet ekonomike dhe sigurinë rajonale.

Pavarësisht sinjaleve pozitive në disa aspekte, palët nuk arritën të kapërcejnë dallimet e thella që vazhdojnë të pengojnë një marrëveshje përfundimtare.