Gjashtë modele të njohura meteorologjike parashikojnë një dimër më të butë dhe me më pak reshje bore se zakonisht në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë Ballkanin dhe Alpet.
Mungesa më e madhe e borës pritet në Ballkanin Perëndimor, Evropën Qendrore dhe zonat alpine. Gjatë pjesës së parë të dimrit nuk parashikohen reshje mbi mesataren, ndërsa mundësitë për borë mund të rriten në shkurt dhe mars.
Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se El Niño dhe dobësimi i vorbullës polare mund ta ndryshojnë situatën, duke lejuar depërtimin e masave të ftohta arktike drejt Evropës.
Kjo do të thotë se, pavarësisht parashikimeve për një dimër të butë, nuk përjashtohen valë të forta të të ftohtit dhe episode me reshje intensive bore në gjysmën e dytë të sezonit.
Lajme Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti...



