Forcat e armatosura të Iranit: Bllokada amerikane, ‘akt piraterie’

Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar të hakmerren kundër bllokadës së propozuar të SHBA-së ndaj porteve të saj, duke i quajtur kërcënimet e Uashingtonit të paligjshme dhe duke i përshkruar ato si një akt piraterie.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRIB, Irani thotë se do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, edhe pas përfundimit të luftës, dhe se anijet e lidhura me armikun nuk kanë të drejtë të kalojnë nëpër ujërat territoriale iraniane.

Në një paralajmërim për vendet e tjera të Gjirit, ushtria iraniane thotë se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë ose për askënd” dhe nëse portet iraniane janë në shënjestër të SHBA-së, “asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

/rtsh.al/