Enti Shtetëror i Revizionit në analizën për plakjen e popullsisë, për periudhën 2014–2024, konstaton se vendi përballet me sfida serioze në qëndrueshmërinë e sistemit pensional. Edhe pse pensionet paguhen rregullisht, sistemi mbështetet gjithnjë e më shumë në transfere nga buxheti i shtetit, ndërsa reformat e nevojshme strukturore vazhdojnë të shtyhen. Raporti thekson se miliona euro të harxhuara dhe masat e ndërmarra nga institucionet nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me plakjen e përshpejtuar të popullsisë. Deri në vitin 2055, mbi një e treta e popullsisë pritet të jetë mbi 65 vjeç, ndërsa numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet disa herë.
“Shtylla e parë e sistemit pensional e cila është organizuar mbi bazë solidariteti, vazhdimisht operon me bilanc financiar negativ. Shpenzimet për pensione i tejkalojnë të ardhurat nga kontributet, ndërsa diferenca mbulohet me transfere nga Buxheti Qendror i shtetit”, thuhet në raportin Enti Shtetëror për Revizion.
Reformat në kohë do të kontribuonin në uljen e rreziqeve
Shtylla e parë e sistemit pensional operon me bilanc negativ
Sa i përket kujdesit për të moshuarit, raporti evidenton mungesë të theksuar të shërbimeve. Për pasojë, barra kryesore e kujdesit bie mbi familjet dhe sektorin informal. Plakja e popullsisë nuk ndodh vetëm për shkak të natalitetit të ulët, por edhe për shkak të migrimit.
Mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 32,3 vjet në vitin 2000 në 41,8 vjet në vitin 2024. Pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç po rritet, ndërsa pjesa e brezave më të rinj po bie. Arsye kryesor i rënies demografike nuk është vetëm nataliteti i ulët, por edhe emigrimi i popullsisë”, thuhet në raportin Enti Shtetëror për Revizion
Mosha mesatare e popullsisë 41,8 vjet në vitin 2024
Rritet numri i personave mbi 65 vjeç, shkaku emigrimi i popullsisë
Gjithashtu, prej vitit 2020 mungon një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse për të moshuarit, ndërsa dokumentet ekzistuese karakterizohen me zbatim të dobët, mungesë koordinimi dhe planifikim jo të qartë financiar. Revizioni paralajmëron se pa reforma të shpejta dhe të koordinuara, rreziku për stabilitetin fiskal dhe funksionimin e sistemit social do të rritet ndjeshëm. Në këtë drejtim, rekomandohen masa urgjente si rritja e moshës së pensionimit, përmirësimi i politikave të kontributeve, ndryshimi i modelit të rritjes së pensioneve dhe zgjerimi i shërbimeve për kujdesin ndaj të moshuarve./Alsat.mk.





