“Mafia më e rrezikshme në Evropë e lidhur me Ramën, pastron paratë në Shqipëri”, kështu deklaroi gjatë një konference shtypi kreu demokrat.
Rugova Dunisha, RTSH: Ndërkohë që PS vazhdon me takimet për zgjedhjet e ardhshme vendore, cila është strategjia juaj përballë pushtetit të Edi Ramës. Do vijoni vetëm me protesta apo keni një strategji e cila nis edhe me një punë në qendrat e tjera për të maksimizuar votat.
Sali Berisha: Strategjia jonë është, largimi i Edi Ramës nga pushteti, si kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale që ka qeverisur Shqipërinë.
Si një rrezik real edhe për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, për shkak të lidhjeve të tij me organizatat më agresive.
Ju e patë besoj, se nuk e jepni, mund ta jepni ju. A e patë ju emisionin e fundit të RAI-t, çfarë thoshte: Mafia shqiptare më e rrezikshmja në Evropë, ose mafia më e rrezikshme ndërkombëtare, e lidhur me Edi Ramën. Pastron paratë në Shqipëri kryesisht, përdor Shqipërinë si platformë për të shpërndarë krimin në të 4-anët.
Merreni dhe jepeni këtë dokumentar, jepeni në mënyrë që të kuptojnë shqiptarët se cili është imazhi i kësaj qeverie, por edhe i Shqipërisë së narkoshtetit për fqinjët, Evropën dhe botën.
Se të jesh rrezik për sigurinë je rreziku më i keq. Pra kjo është strategjia jonë dhe ne vazhdojmë të palëkundur në këtë strategji.
© SYRI.net



