Arrestohen dy persona në Llojan: Sulmuan fizikisht shtetasin e huaj dhe i morën telefonin e paratë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka njoftuar për arrestimin e dy personave nga Llojani, rajoni i Likovës, të cilët dyshohen për një sulm fizik dhe grabitje të kryer ndaj një shtetasi të huaj.

​Sipas buletinit zyrtar të policisë, dje (më 25.03.2026), efektivët policorë kanë privuar nga liria personat me iniciale N.K. (30) dhe A.Q. (25), që të dy nga fshati Lojanë. Ata dyshohen se në po të njëjtin fshat kanë sulmuar fizikisht 23-vjeçarin me iniciale S.A. nga Egjipti, duke i marrë me forcë një sasi parash dhe telefonin celular.

​Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzimi përkatës penal në organet e drejtësisë.