Më 18.03.2026, në ora 17:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga e dashura e tij 30-vjeçare. Ajo ka raportuar se ai e ka ndjekur për një periudhë kohore në lokacione të ndryshme dhe në vendin e saj të punës, ndërsa po atë ditë rreth orës 15:00 e ka kërcënuar përmes telefonit. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Maqedoni E kërcënoi të dashurën, shkupjani arrestohet në Tetovë






