Abuzoi dhe shantazhoi punonjësen 21-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi punonjësja e tij 21-vjeçare e ka denoncuar për abuzim seksual dhe shantazh. Sipas policisë 21-vjeçarja punonte për 48-vjeçarin, një shtetas i huaj si dizajnuese për bizhu.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 1 dhjetor të 2025 në banesën e marrë me qira në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe më pas e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës”, njofton policia.