LSDM-ja përmes ekipit të vet antikorruptues (AKT) e publikoi, siç thanë, rrjetin e bizneseve të Hristijan Mickoskit në energjetikë. Në konferencën e sotme për shtyp, anëtarë i Këshilli ekzekutiv të LSDM-së Jon Fërçkoski tha se rrjeti shtrihet nga ofshor kompani, përmes biznes partnerëve rajonal e deri në vendosje të njerëzve të afërt në funksione kyçe në institucionet shtetërore. Sipas tij, bëhet fjalë për relacione drejtpërdrejtë të lidhur me biznesin me rrymë, njofton Portalb.mk.
“Shikojeni këtë oktapod. Në krye është gjithsesi Mickoski. Por, po fillojmë nga një emër për të cilin Mickoski nuk dëshiron të flas – Dushan Adamoviq. Mickoski e emëroi konsull nderi në Serbi, ndërsa 15 ditë ikte për të dhënë përgjigje për lidhjen e tyre. Përmes Adamoviqit, funksionar i Partisë Progresive të Serbisë – parti simotra e VMRO-së, vijmë deri në ofshor kompani nga Qiproja, prej nga fillon zbërthimi i kësaj ngatërrese biznes-energjetik. Nga struktura ofshor, në Qipro është kompania ‘Altaria Risërç Limited’, e cila çon deri në ‘Rudnap Grup’, një holding energjetik i biznesmenit serb Vojin Lazareviq“, tha Fërçkoski.
Sipas tij, në këtë skemë bëhet fjalë për lidhje direkte me Qeverinë dhe kryeministrin Mickoski, përmes ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska.
“Këtu Mickoski ka edhe një njeri të tij – ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e cila lidhet direkt me ‘Rudnap Grup’ dhe drejtues i ‘Rudnap’ SHPK Shkup. Rrethi midis biznes interesave në energjetikë dhe pozitat politike u rrumbullakësua edhe me vendosje të personave tjerë në funksione kyçe. Në Bankën Zhvillimore, Mickoski e emëron bashkëshorten e partnerit të tij në hidrocentralet, Emilija Dimovska. Për çdo biznes nevojitet bankë. Në REK Manastir, prodhuesi më i madh i energjisë, drejtor emërohet Ivan Kukovski – i afërt me familjen e Mickoskit dhe ish-këshilltar i Bozhinovskës. Pse është i rëndësishëm REK? Për shkak se kur prodhohet më pak rrymë, Maqedonia duhet të importojë rrymë më të shtrenjtë nga jashtë”, shtoi ai.
Fërçkoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të zbulojnë segmente të reja, të cilat hapin linja të reja lidhshmërie.
“Adamoviq është partner me ‘Rudnap’-in, ku pronar është Vojin Llazareviq. ‘Rudnap’ është gjithashtu partner me ‘Al Dahra’, kompani e cila lidhet me projektin ‘Beogradi mbi ujë’. Për një projekt të tillë ‘Shkupi mbi ujë’ fliteshte në Maqedoni. Por për këtë segment nga rrjeti do të zbulojmë më tej. Ky rrjet fillimisht do të zbërthehet”, tha Fërçkoski.





