Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen në këtë rajon.Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
“Me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, biseduam për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të tyre”, deklaroi Begaj.Ndërkaq, kryetarja Sinani tha se e ka informuar presidentin për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat e komunitetit shqiptar.
“Diskutuam për projektet zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Shqipërisë në fusha të rëndësishme për qytetarët tanë. Shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në sensibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në afirmimin e të drejtave tona në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik”, tha Ardita Sinani.
Kosovë-Shqipëri Begaj: Do të jem zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve të...



