Është skandaloze që Kryetari i Gjykatës Kushtetuese bën “hesape bakalli” me të drejtat tona. Gjuha shqipe nuk mbrohet me reagime e vajtime në rrjete sociale, por me nisma konkrete.
Pyetje për ekspertët dhe profesorët universitar të sferës së drejtësisë dhe për të zgjedhurit tanë, përfshirë edhe Avokatin e Popullit, Komisionin për Marrëdhënie Ndëretnike në nivel të Kuvendit:
A mund të ndërmerret ndonjë procedurë institucionale ndaj veprimeve të “bakallit” të kësaj gjykate?
A ekziston bazë për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi?
Pse nuk iniciohet një komision anketues për të shqyrtuar ndikimet politike në Gjykatën Kushtetuese?
Heshtja ose reagimi vetëm me fjalë është bashkëfajësi në degradimin e shtetit. Presim nga juristët tanë propozime profesionale dhe nga të zgjedhurit guximin institucional.
*Status fejsbuku i gazetarit Naser Pajaziti





