Haziri: Denigrimi ndaj Presidentes, i papranueshëm!

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur të papranueshme, siç e quan ai, denigrimin dhe fushatën ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Haziri tha se është e qartë që është organizuar një fushatë kundër presidentes.

“Ajo që po ndodh ditëve të fundit në raport me emrin e saj dhe detyrën e saj si presidente, është e papranueshme. Denigrimi dhe kjo fushatë që po shihet që është e organizuar kundër saj është e papranueshme, edhe gjuha, edhe metoda edhe forma”, tha Haziri.