Inspektorati Shtetëror i Tregut do të inspektojë markete

“Që nga sot Inspektorati Shtetëror i Tregut formon ekip, përgatisim plan operativ dhe do të kemi mbikëqyrje inspektuese në markete, distributorë dhe importues të ushqimit, si dhe tek prodhuesit e ushqimit”, deklaroi Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nesër do të ketë takim me përfaqësues të zinxhirëve të marketeve me qëllim që të mos e shfrytëzojnë situatën aktuale për të rritur menjëherë çmimet.

“Gjatë ditës së nesërme kam takim edhe me zinxhirët e supermarketeve, hipermarketeve e të tjerë. Dua të bisedoj me ta që ky presion të mos shfrytëzohet për rritje të menjëhershme të çmimeve dhe presioni të mos bartet mbi shportën konsumatore të qytetarëve, në mënyrë që të mos kemi ne si Qeveri nevojë të ndërmarrim masa të tjera, do të thosha ofensive”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministri i RMV-së.

Përndryshe, çdo krizë ekonomike botërore, ashtu si rritja e çmimeve të derivateve të naftës, ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve në markete. Rritja më e madhe e çmimeve u vu re gjatë krizës së COVID-it. Megjithëse çmimet në bursat botërore u ulën dhe në shumicën e vendeve u kthyen në normalitet, tek ne çmimet mbetën të larta. /Alsat.mk.