Shtetasit e Maqedonisë nga Dubai mund të evakuuohen me autobusë?

Një alternativë e tillë zgjidhjeje, do të kalonte nëpërmjet Arabisë Saudite, ndërsa do të zgjaste jo më pak se 13-15 orë.
Shtetasit e Maqedonisë që aktualisht gjenden në Emiratet e Bashkuara, e që janë të interesuar për ta braktisur këtë vend, këtë mund ta bëjnë duke u paraqitur në numrin kujdestar të Ambasadës.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, ka kumtuar se është duke e shqyrtuar mundësinë e evakuuimit të shtetasve tanë në Emiratat e Bashkuara Arabe, nëpërmjet Arabisë Saudite.
Shtetasit e Maqedonisë që janë të interesuar për një gjë të tillë, këtë mund ta bëjnë nëpërmjet paraqitjes tek numri kujdestar i Ambasadës +971 56 441 7532, si dhe nëpërmjet e-mail: [email protected]