Arrestohen dy të rinj në Tetovë: Tentuan të hidhnin lëndën narkotike dhe kundërshtuan policinë

Më datë 23.02.2026, në ora 22:30, në udhëkryqin e bulevardit “Ilindenska” me bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor kanë privuar nga liria personat A.K. (20) dhe A.A. (20), të dy nga Tetova.

​Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të llojit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. Në atë moment, personi me iniciale A.K. ka hedhur një paketim me marihuanë dhe më pas është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.