E goditi kamioni, humb jetën 70-vjeçarja nga fshati Misllodezhdë, Strugë

Më 21.02.2026, rreth orës 16:30, në SPB Strugë është raportuar se në rrugën “Strushki Kepenci” në Strugë, një automjet transportues “Iveco” me targa të Strugës, i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga, ka goditur 70-vjeçaren I.I. nga fshati Misllodezhdë, Strugë, transmeton Portalb.mk.

Pas aksidentit, I.I. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ku më vonë ka ndërruar jetë.

Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Strugë.

Në orën 21:40, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria N.O. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.