Më datë 21.02.2026 në ora 20:00, në lagjen Drenovec të Tetovës, policia ka arrestuar personin M.A. (42 vjeç) nga fshati Poroj, në bazë të një urdhërese gjyqësore.
I njëjti ishte kërkuar për të vuajtur një dënim me burg prej katër muajsh sipas nenit 386 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.





