Unë ju falënderoj një nga një për çdo ndihmë që keni dhënë për mua. Zoti ju bekoftë!, tha në një video-mesazh Ermal Aziri nga Tetova, i cili falënderoi të gjithë personat që dhuruan mjete financiare, që në afat rekord prej 7-8 orëve, të mblidhen 22,000 euro për shërimin e tij. Pas mbledhjes së donacioneve, është falënderuar edhe prindi i Ermalit, Valmir Aziri, i cili thotë se ky solidarizim e ka mbushur familjen me shpresë.
“Në një kohë shumë të shkurtër u siguruan mjetet për trajtimin e radhës për Ermalin. Shpirtbardhësia juaj na ka prekur thellë dhe na ka mbushur zemrat me shpresë, guxim dhe mirënjohje të pafund. Ju jemi pafundësisht falënderues dhe ju dëshirojmë shëndet, mirësi dhe suksese në çdo hap të jetës suaj”, ka shkruar Valmir Aziri, prind i Ermalit.





