Banorët e fshatrave të Sarajit që u goditën nga vërshimet e dy ditëve më parë po merren me sanimin e dëmeve

Pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve që përfshinë zonën e Sarajit, situata në fshatrat përreth tashmë është stabilizuar. Ujërat janë tërhequr gradualisht, ndërsa ekipet kompetente kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave të prekura. Banorët kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit të thatë.

“Problemi është faktori njeri që marrin mbeturinat dhe I hudhin në lum. E kanë ngushtuar lumin dhe uji nuk shkon në kanalin e vet që duhet të shkoj por del në livadhe. Duhet të dënohen njerëzit që bëjnë dëme mirëpo edhe ne e kemi fajin për arsye se I shohim dhe nuk I paraqesim se është një familjar pse është dikush tjetër ose mos të bëhem I keq”, u shpreh një banor i fshatit Bukoviç.

“Derisa të zgjidhet ky problem i këtij lumi ose kanali do të kemi rregullisht probleme, vet po e shihni në ¬farë gjendje është lumi. Është dashur prej moti por nuk e kanë bë, tenderi thonë është shpall para disa vitesh por nuk ka rezultate”, shtoi një banor i fshatit Bukoviç.

“Vetëm unë në Llaskarcë e kam lënë këtë kanal, 300 shtëpi I ka Llaskarca, asnjëri nuk e ka lënë bile shkojnë e zënë. A duhet çdo kush me pas? Po, secili. Atje janë, këtu janë, krejt I kanë zënë vetëm unë e kam lënë, askush tjetër”, deklaroi një banor i fshatit Llaskarcë.

Një pjesë e lumit të thatë tashmë ishte pastruar ndërsa rrugët dhe oborret me baltë pastroheshin nga cisternat e mëdha me ujë.

“Projekti është në fazë e sipër, presim brenda dy muajve të filloj projekti i kanalit. Çfarë mbeturina keni has më shumë ose çfarë ka qenë më problematike? Mbeturinat janë ato plastike edhe materiale ndërtimore. Kompani të cilat kryejnë ndërtime I hudhin mbeturinat në kanal. Kostoja është e rëndë e kësaj pune”, tha Idriz Hoxha, drejtor I NPK “Saraj”.

Nga komuna e Sarajit thanë se do të bëhet edhe dezinfektimi I të gjitha shtëpive të përmbytura por kjo do të ndodhë pas tharjes së hapësirave të përmbytura. /Alsat.mk