Gjatë dhjetorit u dhanë 237 leje ndërtimi, në vlerë 64 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë dhënë 237 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 3 988 378 000 denarë. Kjo vlerë është ulur për 19.5 përqind.

“Gjatë muajit dhjetorë 2025 janë dhënë 237 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 17.4 % më krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se “në këtë periudhë është paraparë ndërtimi i 411 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 38 300 metra katror”.

Më së shumti leje ndërtimi (59.1 %) janë dedikuar për ndërtimet e larta, ndërsa tjerat për rikonstruim (23.2 %) dhe ndërtim të ulët (17.7 ). Enti sqaroi që më së shumti leje janë dhënë për rajonin e Shkupit dhe Pollogut.