Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe mikun e tij Albin Kurti për rizgjedhjen në postin e kryeministrit.
Përmes një mesazhi publik, Kasami ka shprehur urimet e tij edhe për Albulena Haxhiun, e cila është zgjedhur kryeparlamentare e re e Republikës së Kosovës.
Ai i ka dëshiruar Qeverisë Kurti 3 dhe Kuvendit të ri punë të mbarë dhe suksese në shërbim të Kosovës, duke theksuar pritshmëritë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në nivel institucional dhe ndërshtetëror.
Sipas Kasamit, dy vendet, të lidhura vëllazërisht mes vete, do të vazhdojnë të ecin bashkë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe në realizimin e nismave rajonale dhe projekteve të përbashkëta.



