Naim Murseli komunikoi rregullisht me Granit Plavën 10 ditë para vrasjes së Liridona Ademajt

Sipas ekspertizës së telefonave të Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, Naim Murseli në 10 ditët e fundit para vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, kishte komunikuar rregullisht me Granit Plavën.

“Telefoni i Granitit na ka vërtetuar që 10 ditët e fundit para vrasjes keni komunikuar rregullisht me Granit Plavën”, u tha gjatë seancës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë seancës u zbulua edhe mesazhi që Murseli i kishte dërguar Plavës një natë para kryerjes së krimit.