Mbrëmë, Prizreni u trondit nga lëkundjet e forta të tokës.
Kështu ka deklaruar edhe gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Nuhi Salihu.
“Qytetarët, dhe unë personalisht kam përjetuar lëkundjet më të forta të tokës ndonjëherë që ka ndodhur në Prizren”, tha ai në “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, tërmeti ka dëmtuar disa shtëpi e vila, sidomos në zonën e Prevallës.
“Ky tërmet ka shkaktuar dëme edhe në disa supermarkete dhe objekte të ndryshme biznesore”, u shpreh Salihu.



