Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka alarmuar banorët e një fshati të Tetovës mbrëmjen e djeshme, ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10. Efektivët e policisë nga Stacioni i Kodrës së Diellit kanë ndërhyrë menjëherë pas denoncimit, duke vënë në pranga personin me iniciale Sh.A., 46 vjeç.





