“Në diskursin publik dhe politik, unitarizmi apo “uniteti shtetëror” siç e quan BDI-ja interpretohet dhe trajtohet si mosndryshim kufijsh përkatësisht ruajtje e tërësisë apo integritetit territorial të vendit, që në vitin 2001 qëndronte si “Shpata e Damokleut” mbi Maqedoninë e Veriut. Atëbotë, Akademia e Shkencave dhe Arteve (AShAM), e mbështetur edhe nga qarqe tjera intelektuale ekstreme, por edhe nga Kisha Ortodokse Maqedonase ofroi një dokument për ndarjen e Maqedonisë, me atë që Tetova, Gostivari, Dibra dhe një pjesë e Kërçovës do të ishin pjesë që do t’i bashkëngjiteshin Shqipërisë. Projekt, që zoti Ahmeti e ka hedhur kategorikisht poshtë dhe ka bërë mirë, sepse ku ngelej Shkupi, Kumanova, Struga e shumë troje shqiptare. Do të mbetet në mbamendjen politike deklarata e famshme e liderit të ish-UÇK-së, më vonë BDI-së, Ali Ahmeti se “Atdheu im është Maqedonia”!”, deklaroi analisti Sefer Tahiri në analizën e javës të Gazetës Lajm dhe LajmTV.
Lajme Tahiri: BDI-ja pro “shtetit unitar”, ASHAM në 2001 donte ndarje (VIDEO)



