Arjanit Hoxha nënkryetar i BDI-së

Screenshot

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konfirmoi sot në mbledhjen e tretë të Këshillit të Përgjithshëm se Arjanit Hoxha është zgjedhur nënkryetar i partisë, përcjell TV21. Ky vendim u mor me unanimitet, pas bashkimit të Partisë Demokratike Evropiane me BDI-në.

“Sa i përket organizimit të brendshëm partiak, njoftojmë opinionin publik se sot, me unanimitet të plotë, Partia Demokratike Evropiane iu bashkangjit Bashkimit Demokratik për Integrim. Me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, Këshilli i Përgjithshëm miratoi këtë iniciativë, me ç’rast Arjanit Hoxha dhe Vedat Osmani, Dritan Ramadani, Bastri Bajrami, Arben Fejzullahu, Femi Iseni, Liridon Useini dhe Veli Veliu u bënë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Po ashtu, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me mbështetje unanime të Këshillit të Përgjithshëm, Arjanit Hoxha u zgjodh nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim”, thonë nga BDI.