Filipçe: Qeveria teknike nëse është bërë me konsensus, duhet të shfuqizohet me konsensus

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski ose e Ministrisë së Financave se nuk mund të gjejnë para për të rritur pagën minimale është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte e mirë të bëhet me konsensus

“Kjo nuk është një përgjigje e pranueshme. Cilado qoftë shuma, kjo Qeveri duhet ta gjejë”, tha Filipçe, duke shtuar se LSDM do t’i paraqesë Kuvendit zgjidhje ligjore për të rritur pagën minimale në 600 euro, për të rritur pagat me 100 euro në sektorë të tjerë, si dhe zgjidhje ligjore për ngrirjen e pagave të zyrtarëve.

I pyetur për për shfuqizimin e mundshëm të Qeverisë Teknike dhe njoftimet nga qeveria aktuale, Filipçe tha se shoqëria jonë nuk është e pjekur për shfuqizimin e saj.

“Shoqëria përsëri nuk është e pjekur për shfuqizimin e Qeverisë Teknike. Nëse u miratua me konsensus, le të shfuqizohet me konsensus. Cili është qëndrimi që tani do ta lënë sepse ju e doni… Ne nuk e duam pa argumente, si e dimë që në ciklin e ardhshëm zgjedhor, do të jetë një situatë në të cilën parametra të tillë që tani janë arsye për kundërshtimin e shfuqizimit, nuk do të jenë më aty. Nuk mund ta dimë. Nuk është e saktë dhe ne nuk do ta mbështesim një propozim të tillë”, u përgjigj Filipçe.