Kush dhe ku u reklamua më shumë gjatë zgjedhjeve të përsëritura në katër komuna, doli raporti

TV cameras in raw

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përgatitur raportin mbi mbi transmetimin e reklamave politike me pagesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, Komunës së Vrapçishtit, Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe Komunës Qendër Zhupë, në periudhën nga 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026, transmeton Portalb.mk.

Nga 18 transmetues (13 ТV dhe 5 RA) të regjistruar në Regjistrin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për transmetim të RPP për Zgjedhjet e përsëritura lokale 2026, gjithsej 9 transmetues: 7 televizione dhe 2 radio, lidhën kontratë me pjesëmarrësit në fushatë për transmetimin e RPP.

Në 7 televizione së bashku u transmetuan gjithsej 20 orë 1 minutë dhe 45 sekonda reklama politike me pagesë, ndërsa në dy radio së bashku u transmetua gjithsej 4 orë 18 minuta dhe 29 sekonda RPP. Gjithsej në të gjitha radiot dhe televizionet u transmetuan 24 orë 20 minuta dhe 14 sekonda reklama politike me pagesë.

Hapësirë më të madhe të kohës për reklama u transmetua nga televizionet lokale ТV G-ТV (6 orë 49 minuta dhe 21 sekonda) dhe TV Dy (5 orë 57 minuta dhe 42 sekonda). Nga dy radiot lokale që lidhën kontratë për transmetim të RPP, Radio Kometa 2000 (Radio XHI) transmetoi 2 orë 24 minuta dhe 24 sekonda, ndërsa Radio 7, 1 orë 54 minuta dhe 5 sekonda RPP.

Nga të gjithë transmetuesit së bashku, kohë më të gjatë morri Koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI (16 orë 44 minuta dhe 18 sekonda), ndjekur nga Koalicioni VLEN (7 orë 9 minuta dhe 36 sekonda). Коalicioni i udhëhequr nga LSDM ka marrë hapësirë vetëm në TV Kanal 5 (26 minuta dhe 20 sekonda).

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni dhe kandidati i pavarur Zuljhajrat Demiri kanë vendosur në këtë fushatë zgjedhore kurrsesi të mos marrin hapësirë për transmetimin e RPP në programet e radiodifuzerëve

Të dhënat në raport u morën nëpërmjet monitorimit të transmetimit të reklamave politike me pagesë të transmetuesve dhe gjithashtu u verifikuan nëpërmjet procedurës së konfirmimit të raporteve mbi shërbimet e realizuara nga transmetuesit.

Raporti mbi reklamat politike me pagesë të transmetuesve për Zgjedhje e përsërituara lokale 2026 është i disponueshëm në link.

Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupë më 11 janar 2026 u mbajtën zgjedhje të përsëritura për kryetar komune pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta lokale më 19 tetor 2025 nuk u arrit cenzusi.