Ish-kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ka lejuar që të “avullohen” 130 mijë euro nga buxheti i komunës
Ish-kryetari i komunës së Kërcovës Fatmir Dehari, është denoncuar për keqpërdorimin e dëtyrës zyrtare, që kur policia ka konstatuar se me vite të tëra iu ka paguar paga mujore njerëzve të cilët fare nuk kanë shkuar në punë, gjë me të cilën e ka dëmtuar buxhetin e komunës për rreth 130 mijë euro.
Kallëzimin penal e ka parashtruar “OVR Kicevo”, që përfshinë periudhën kohore 2021-2025, kur Dehari e ushtronte funksionin e kryetarit të Komunës.
Sipas policies, zoti Dehari kishte lidhur kontrata për punësim me 4 persona, në kundërshtim me dispozitat ligjore, kurse më pastaj Iu ka mundësuar me muaj, por edhe me vite, që të mos paraqiten në vendin e punës, ndërkohë që pagat mujore I kanë marrë rregullisht nga arka e komunës. (plusinfo.mk)





