MPB: Qytetarët të përditësojnë të dhënat e tyre për “Safe City” në sportelin e posaçëm në RTVM ose në pikat e kontrollit teknik

Ministria e Punëve të Brendshme i kujton qytetarët se në sportelin e posaçëm në objektin e RTVM-së, (kati përdhes) në Shkup, i cili punon çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00, mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndryshim ose në rast se kanë marrë njoftim me të dhëna të pasakta nga sistemi Safe City, përcjell TV21.

E njëjta procedurë mund të kryhet edhe nëpër stacionet e kontrollit teknik të automjeteve në të gjithë vendin, ku është i vendosur një referent i deleguar i MPB-së.