– APEL ( LUTJE ) PËR TË DISATËN HERË.
– Numri i të prekurve nga Corona Virusi Covid 19 në komunën tonë, sot është plus 2 ( dy ), raste të reja.
– Prandaj edhe njëher kërkojm duke iu lutur me sinqeritetin më të madh që në përpikmëri t’i përmbahemi respektimit të rekomandimeve, edhe ate do veçonim disa që po japin më së shumti rezultate :
– Të respektojm distancën fizike prej minimumi 2 m larg njëri – tjetrit;
– Të përdorim maskat mbrojtëse dhe dorëzat ( apo larje e shpesht e duarve), pasi që tani më është obligim i çdo qytetari.
– Besojm se nëse i përmbahemi rekomandimeve të lartëpërmendura, më nuk do kemi asnjë rast të ri, rezultat që e presim të gjithë.
(Erkan Arifi, kryetar i komunës)