Ziadin Sela takohet me shokët e Hazbi Likës – FOTO

Hazbi Lika, një nga themeluesit e BDI-së, i cili gjithmonë ka pasur një karrierë të bujshme politike në këtë parti me poste të shumta, si ministër, kryetar, deputet dhe së fundmi zëvendëskryeministër në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev, tashmë ka kohë që është shkëputur nga BDI dhe së bashku me një grup të tijin, tashmë i është bashkuar partisë opozitare A,leancës për Shqiptarë të Ziadin Selës.

Mosmarrëveshjet me BDI-në, filluan disa vite më parë, duke kulmuar para disa muajsh, kur edhe dha dorëheqje si zv / kryeministër, megjithëse BDI vazhdoi të ngelet në qeveri.

Nga  burime të besueshme, siç potencon portalit  maqedonas Glas.mk, thuhet se edhe figura tjera të rëndësishme, të afërta me Likën, tashmë kanë kaluar në anë e Selës.

Flitet se edhe Rafiz Aliti-Komandat Msusi, ish deputet dhe dhe nënkryetar i Kuvendit nga dega e Sarajit, që moti ishte ndarë nga partia e Ali Ahmetit dhe arsyeja ishte siç theksohet, grindja me kryetarin aktual të Sarajit, Blerim Bexhetin.

Sipas të njëjtave burime, Glas.mk mëson se mosmarrëveshjet kanë arritur kulminacionin pas formimit të listave të kandidatëve për deputet, të propozuar nga BDI. Thuhet se pesë nëndegë të Degës së Sarajit kanë shpallur mosbindje ndaj partisë, nëndegë këto që  janë nën kontrollin e Rafiz Alitit dhe janë të gatshme të “shpërthejnë” në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen së shpejti.

Poashtu, sipas njoftimit të liferuar gjatë ditës së djeshme  nga mediat elektronike  të vendit, ish-kandidati për Kryetar i Komunës së Bogovinës, Berzat Bejtullahi, i njohur si Komandant Xaki, i cili për shumë vite ka qenë edhe kryetar i degës së BDI-së në Bogovinës, tashmë ka kaluar zyrtarisht në kampin e Selës dhe Taravarit.

Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, njëkohësisht kryetari i Komunës së Gostivarit  Arben Taravari, i cili gjithashtu publikoi një foto së bashku me Xakin, që ishte i shoqëruar  me një të afërm familjar të ish-Zv/kryeministrit Lika.

Në ditët në vijim, pritet që edhe figura tjera të rëndësishme,  që njihen kryesisht  si krahu i Hazbi Likës nga Dega e BDI-së në Tearcë  ti bashkohen Selës, mirëpo qëllimisht nuk japin informacione për shkak se bisedimet jsiç thonë ata janë duke vazhduar dhe nuk duan të ndikojnë në epilogun e tyre. Megjithatë nga burime të tjera Glas mëson se bëhet fjalë për një far Komandat Luli, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Likës, gjatë mandatit kur ai ishte Kryetar i Komunës së Tetovës.

Nga Aleanca për Shqiptarë konfirmojnë se ka transferime të reja, por nuk zbulojnë emra, megjithëse   thonë  se informata më të detajuara  për opinionin  do të japin ditëve në vazhdim.

Duhet përmendur  se kohë më parë, ka pasur edhe lëvizje tjera të figurave të rëndësishme të BDI-së, që në opinion njihen, kryesisht si krahu i luftës të cilët tashmë ka kohë që janë rreshtuar të Aleanca e tandemit  Sela-Taravari. Ndër këto figura janë  ish deputeti Zulfi Adili – Qufa nga Studenicani dhe Hajrrulla Misini i njohur si komandant Shpati ga Komuna e Likovës.