Stacioni Policor i Gevgelisë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Sh. (40) nga Bogdanci për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “ndihmë” në lidhje me “falsifikim dokumentesh”, kundër D.L. (33) nga Shkupi për “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “falsifikim dokumentesh”, dhe kundër B.Z. (45) nga Shkupi për “falsifikim dokumentesh”.
Sipas hetimeve, në shtator 2025, B.SH. ka përdorur pa pëlqimin e nënës së tij dhe një personi tjetër të dhënat e tyre personale nga karta e identitetit dhe pasaporta, dhe i ka dorëzuar ato tek D.L. Ky i fundit, pa pëlqimin e personave, i ka përdorur të dhënat personale në një procedurë për kandidimin e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Bogdancit para Komisionit Zgjedhor të Komunës. Ai gjithashtu ka falsifikuar nënshkrimet e personave.
Më pas, dokumentet e rreme, të përgatitura nga B.Z. nga Shkupi, më 13.09.2025 u dorëzuan tek anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Komunës së Bogdancit, me qëllim paraqitjen e listës për kandidatët për anëtarë të këshillit komunal.





