Si u nda ASH-ja! – Flet Sekretari Teknik i asaj kohe dhe mbajtësi i procesverbaleve

Shkruan: Bujar Bajrami

Shof që kohën e fundit po flitet (me hamendësime) rreth ndodhive mbrenda ASH-së, ku secili hudh versionet e veta por asnjëri nuk i afrohet realitetit. Andaj po ju rrëfej, shkurt, të vërtetën që karakterizon ASH-në në periudhën e errët të saj dhe mbaj përgjegjësi për çdo fjalë të thënë pa shtrembëruar asnjë detaj.

Afërsisht 1 vit para zgjedhjeve të 2024-tës, duke qenë në SHBA, Ziadin Sela mori iniciativë që të proklamojë mbrenda subjektit, se ASH-ja duhet të del vetë në zgjedhje, e bashkuar dhe e pavarur. Ky insistim erdhi pasi Ziadin Sela kishte nuhatur idetë mbrenda disa individëve që njëra palë insistonte të shkojë me VLEN-in, tjetra me BDI-në.

Pas aktualizimit të bujshëm mbrenda strukturave të kësaj çështje, prononcimi i Degëve të partisë ishte që të shkojmë vetëm në zgjedhje. Përjashtim bënin 3 degë, përfshi edhe Gostivarin, të cilët mendonin se duhet me shku me VLEN-in. Tre herë është mbajtur mbledhje (ka stenograme) me Kryetarët e Degëve, një mbledhje që e thirri Ziadin Sela, një mbledhje që e thirri Arben Taravari dhe një mbledhje që e thirri Krenar Lloga. Në të trija mbledhjet, vendimi ishte i njëjtë: 90% për të shkuar vetëm në zgjedhje, 10% për me VLEN-in.

Pas këtyre mbledhjeve, në Tetor 2023 u thirr mbledhje e Kryesisë Qendrore pikërisht për të debatuar lidhur me çështjen e zgjedhjeve (ekzistojnë stenograme edhe për këtë). Në mbledhje u vendos unanimisht që ASH-ja të shkojë e vetme në zgjedhje dhe ky vendim, përfundimisht do të duhej të miratohej në Kuvendin Qendror të partisë. Për, ka votuar edhe Taravari biles ka mbajtur një fjalim me kritika shumë të ashpra ndaj Izetit Mexhitit dhe Bilall Kasamit.

Vjen momenti dhe papritmas, në pabesi e i dirigjuar, përmes një komunikimi në FB, Arben Taravari ndan vendimin e tij për të shkuar me VLEN-in. Në Grupin e Kryesisë Qendrore në Viber, pati një diskutim të hovshëm pak sekonda pas kumtimit të vendimit të tij, me cka anëtarët e Kryesisë i thonin Taravarit se vendimi i tij është i papërgjegjshëm dhe jashtë rregullave të statutit të partisë. Ju kërkua që urgjentisht të konvokoj mbledhje të Kryesisë Qendrore, gjë të cilën ai kurrë nuk thirri, madje nuk kërkoj as bisedime me Kryesinë e ngushtë, por thjeshtë i dezertuar nga diatanca, larg organeve të partisë, aj po e çonte përpara skemën e tij të gatuar (porositur) më herët nga VMRO-ja dhe jo vetëm.

Si mendon ju, po ti kishte Taravari numrat në Kuvend Qendror për të shkuar me VLEN-in, a do të thirrte mbledhje? Absolutisht që po. Por ai ikte nga organet partiake sepse në asnjërin prej tyre nuk e kishte shumicën që legjitimonin mendimin e tij të mbrapshtë që në sfond kishte përçarjen e partisë. Kështuqë e vetmja mënyrë për të realizuar planin e tij ishte ajo që bëri, pra, ta ndajë partinë dhe ta detyrojë Ziadin Selën të shkojë në koalicion me BDI-në, duke mos i lënë asnjë zgjidhje tjetër. Ky veprim ishte i kalkuluar në detaje, ai priti (me gënjeshtra siç e ka zakon) deri sa të kalojnë edhe afatet ligjore për të garuar me lista të pavarura.

Qëllimi ishte që Ziadini të përfundojë tek BDI-ja, në stilin: po ta çoj njëherë Ziadinin, e pastaj do vij edhe unë dhe me këtë, ai do të eliminohet nga skena politike. Sigurisht krejt kjo maskaradë jo pa përfitime personale.

Kujtojeni që nën udhëheqjen e Ziadinit, ASH-ja vetëm për tre vite egzistencë u ngrit në 12 deputet dhe ishte me trend pozitiv rritjeje drejt të qenit partia e parë tek shqiptarët. Kujt nuk i kuvenonte kjo? Një ASH e fortë dhe e vendosur? Të gjithëve, prej te BDI-ja, VLEN-i e deri tek VMRO-ja.

Ziadin Sela dhe ASH-ja duheshin thyer dhe e vetmja mënyrë ishte nga mbrenda, përmes tradhëtisë, përmes Taravarit.

Prandaj ishte edhe insistimi i Ziaidin Selës për të shkuar vetë në zgjedhje, si mënyrë për të ruajtur unitetin e partisë dhe për t’ja shtruar rrugën ASH-së drejt faktorizimit të saj të mëtutjeshëm në skenën politike.

Fatkeqësisht nuk ja doli, e nuk ja dolëm dhe sot jemi aty ku jemi.

Por në jetë ka një rregull hyjnor, e keqja asnjëherë nuk e mund të mirën dhe unë besoj fortë se ky rregull vlen edhe në politikë.

E drejta triumfon çdoherë!