Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -2 deri në 8 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.



