Filloi rrënimi i Tregut të Grave në Tetovë, do të ndërtohet parking

Në Tetovë kanë filluar punimet për prishjen e Tregut të Grave, aty planifikohet në ndërtohet parking, raporton Portalb.mk.

Ky aksion vjen pak javë pasi tregtarët protestuan para Myftinisë së Tetovës, pasi kjo e fundit u kishte dërguar njoftim që t’i lirojnë këto hapsira që janë në pronësi të saj.

Tregtarët u shprehën të revoltuar pasi siç thanë mbi 30 vite shesin në këto hapsira dhe me të ardhurat mbajnë familje.

Sipas tyre, edhe afati i dhënë ishte shumë i shkurtër, siç theksuan nuk mund t’i shesin mallrat për kaq shpejtë.

Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, theksoi se ata do të kenë kohë që deri në gusht të vitit të ardhshëm ta shfrytëzojnë vendin.

Ndryshe, në Tetovë në hapsirën e njohur si ‘Tregu i Grave’ çdo të enjte kur është ditë tregu vijnë tregtarë nga i gjithë vendi dhe shesin produktet e tyre.