Kreu i integristëve, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve, në lidhje me idenë e kryeministrit Hristijan Mikcoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, tha se për këtë, duhet të konsultohen me BE-në dhe SHBA-në, përcjell TV21.
“Sa i takon qeverisë teknike, qëndrimi ynë është se duhet të konsultohemi edhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, BE-në dhe SHBA-në”, tha Ahmeti.
Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ahmeti tha se kanë paraqitur propozimet e tyre.
“Ne pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura, tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme”, tha për Kodin Zgjedhor.
Sa i përket çështjes së sigurimit të shumicës së dyfishtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ahmeti tha se ka kërkuar konsultime shtesë.
“Nuk janë bërë konsultat e nevojshme por është vepruar në mënyrë arbitrare dhe demokracia konsensuale ka rregullat e veta. Me çka mbet që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të zgjidhet kjo çështje”, theksoi Ahmeti.




