Bekim Sali: Vendi po vazhdon me përkushtim zbatimin e Agjendës Reformuese për BE

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka deklaruar se si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese vendi po vazhdon me përkushtim të plotë në realizimin e Agjendës Reformuese për integrim në BE.

“Si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese, vazhdojmë me përkushtim të plotë punën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sot, në takimin e kryesuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve, vlerësuam progresin konkret në zbatimin e Agjendës Reformuese. Rezultatet pozitive janë dëshmi se reformat po ecin në drejtimin e duhur”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.