Dy vëllezërit, që po shkëlqejnë në sportin e notit dhe në aktivitete të ndryshme

Të shtunën, më 20 dhjetor 2025, në Shkup, u mbajtën garat ndërkombëtare në sportin e notit, ku djaloshi kumanovar, gjegjësisht i riu shqiptar, Florijon Ramadani, mori vendin e parë në disiplinën “bretkosë” në 100 m, duke fituar medaljen e artë, e më pas në një disiplinë tjetër të notit, mori vendin e tretë, duke u shpërblyer me medaljen e bronztë.
Ky triumf i të riut shqiptar vjen pas, triumfit të tij paraprak në garat e notit, të organizuara nga komuna e Kumanovës, ku ai sërish, në 50m (stili bretkosë), mori vendin e parë, si dhe vendin e dytë (në stil të lirë).
Florijon Ramadani, për çdo vit me radhë, që nga viti 2017, po korr vazhdimisht suksese në garat komunale, rajonale dhe ndërkombëtare, duke fituar vazhdimisht vendet e para, të dyta dhe të treta.
Është poashtu edhe lojtar shumë i mirë në futboll, ku luan edhe për klubin futbollistik “Bashkimi” në Kumanovë, gjeneratat e vitit 2009.

​Në anën tjetër, edhe Besfort Ramadani, përndryshe vëlla i Florijonit, shquhet në sportin e notit, ku poashtu, ka shënuar suksese të rëndësishme në not, duke triumfuar në gara komunale dhe rajonale (vendin e dytë), e mes tjerash edhe në vrapim, ku në vitin 2019 ka korrur vendin e dytë në garat e mbajtura në Shkup.
​Të dytë janë anëtarë të klubit të notit “Atleta” në Kumanovë.
Këta dy të rinj vëllezër, janë shembull i punës, disiplinës dhe përkushtimit në sport, sepse përpos që janë sportistë të dalluar dhe të vyer, janë edhe nxënës të shkëlqyeshëm, njëri në vitin e dytë në SH.M.K-gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, e tjetri në SH.F.K.” 7 Marsi” në fshatin Opajë. Ata mes tjerash ndjekin mësime në shkollën e muzikës, mandej kurse në anglisht, si dhe në gjuhën frënge. (INA)