Gostivarasi e sulmon fizikisht zyrtarin policor, arrestohet

Më 29.12.2025 në ora 22:30 në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin M.P. (39) nga Gostivari, pasi që është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.